E godet guri në kokë, humb jetën minatori në Bulqizë

484
Sigal

Një minator ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në zonën D në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa minatori është goditur nga një gur në kokë, i cili ishte shkëputur nga tavani i galerisë. Minatori A. Allushi 53-vjeç është banues në Klos, ndërsa hyrja e tij sot në galeri ka qenë pa kthim.