Dyshohet se vrau veten pas tradhëtisë së të shoqit, rrëfimi i gjatë i shqiptares dhe amaneti për djalin

108
Sigal

Dhuna dhe tradhëtia në familjen shqptare në Pirgo të Greqisë, duket se detyroi Fatbardha Palin t’i japë fund jetës duke u vetvarur.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes. Policia gjeti viktimën të varur me një litar pak metra largë spitalit të Pirgosit. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët thanë që nuk mundën ta shpëtonin.

Duket se shkak i vetëvrasjes së saj ishin problemet familjare dhe tradhtia e të shoqit, por edhe dhuna psikologjike e ushtruar ndaj saj.

Këtë tregon vetë viktima në një shkrim të publikuar nga vetë ajo në Facebook, ku sqaron me detaje kalvarin e problemeve të saj në familje.

Viktima ka zbuluar çdo gjë në rrjetë sociale, përpara se të kryente aktin e rëndë, ai përmend bashkëshortin si shkaktar të vdekjes, njëkohësisht përfshin edhe emra të tjerë.

“Unë sot i jap fund jetës sime. E mira ishte të mos arrija këtu, po nuk mundem dot më. Është një histori shumë e gjatë së si durova deri në këtë ditë shpirti im e di. Hapen dyert e mortit Ilir Pali Durrës. Se Iliri ka qenë shkaktari i vdekjes time. Ai e shkatërroi familjen që arrita unë në litar jeta ime ka qenë shumë e zezë… Motra dhe vëllezër të gjithë lamtumirë. Nuk mundem më. Xhulio o bir ma bëj hallall….

…Turp te keni e mos e befshi piken e hajrit sa te jeni gjall ma lat cunin jetim ma bej hallall o bir babit ja hengren kurvat leket dhe un u detyrova t’i djegë shpirti sic me dogji mua. Me futi ne kurth Lona me Miren. Se ato kishin qenë para meje ke ai ju thash do marr hak Ilirit. Xhulio leket i ka Lona me Driten se i kerkova ndarje ilirit hoqi leket nga banka mos i ndante. Ma bej hallall bir i mamit me ndyrësirat nuk rrohet. Mos e befshin piken e hajrit o zot…”, shkruan viktima.