Dyshohet për vrasjen e biznesmenit, Gjykata lë në burg 22-vjeçarin

386
“Arrest në burg”, është masa e sigurisë që Gjykata e Durrësit ka dhënë sot për Bedri Hakën, 22-vjeçari i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Leonard Murataj, 51 vjeç. Të afërmit e tij kanë protestuar në sallën e gjyqit në kundërshtim të vendimit. Haka u arrestua nga policia e Durrësit ditën e shtunë, ndërsa bëri me dije se ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për ndalimin e Bedri Hakas.
Haka u arrestua në Nikël të Krujës së bashku me dy persona të tjerë. Dyshohet se 22-vjeçari është vrasës me pagesë dhe e ka ekzekutuar Muratajn kundrejt një shume të konsiderueshme të parash të dhëna nga personi që ka porositur vrasjen, i cili po hetohet nga policia. 49-vjeçari humbi jetën si pasojë e një atentati, që ndodhi mbrëmjen e 18 nëntorit 2014 në qytetin e Durrësit. Leonard Murataj u vra me armë zjarri para lokalit të tij, “Bar Center”, që ndodhet 40 metra larg bashkisë në sheshin “Iliria”.
Sigal