Dy qen “Pitbull” sulmojnë dhe bëjnë për spital një person në Durrës

54
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një i moshuar është sulmuar nga dy qen të racës “Pitbull”, duke përfunduar në spital.

“Pasditen e sotme, në lagjen nr. 13, shtetasi H. B., 84 vjeç, është sulmuar në rrugë, nga 2 qen të llojit pitbull. Si pasojë, 84-vjeçari është dëmtuar dhe është dërguar në spital, ku po merr asistencë mjekësore”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe procedimin penal të shtetasit/sve përgjegjës për qentë.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.