Durrës/ Njëri shkakton aksident dhe ikën nga vendngjarja, tjetri shkatërron pronën, bien në pranga dy persona

231
Sigal

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy shtetas, një 24 vjeçar që shkaktoi një aksident dhe u largua nga vendngjarja si dhe një 28 vjeçar që për motive të dobëta, në një karburant ka dëmtuar disa karrige dhe ka goditur shtetasin J.D., 51 vjeç, banues në Durrës

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës Durrës kanë arrestuar shtetasin A.Sh., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar mjetin tip Fiat Punto ka aksidentuar shtetasen këmbësore F.Ç., 52 vjeçe, banuese në Durrës, dhe është larguar nga vendi i aksidentit duke mos i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarës.

Grupi hetimor me të marrë njoftim menjëherë kanë bërë të mundur identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Shtetësia e dëmtuar pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Durrës është larguar për në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin L.P., 28 vjeç, banues në Durrës për veprat penale”Shkatërrimi i pronës “, ” Dëmtime të tjera me dashje ” dhe ” Prishja e qetësisë publike”, pasi në lagjen Nr.17/1 Durrës, për motive të dobëta, në një karburant ka dëmtuar disa karrige dhe ka goditur shtetasin J.D., 51 vjeç, banues në Durrës, punonjës në karburant.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.