Durrës, grabitet nën kërcënimin e thikës tregtari

424
Një tregtar është grabitur mëngjesin e sotëm në plazhin e Durrësit nga një i panjohur, nën kërcënimin e një thike. Ngjarja ndodhi në sektorin “Iliria” të plazhit. Tregtari 70-vjeçar, i identifikuar me inicialet P.K., ka qenë duke shkuar për në vendin e punës, kur është sulmuar nga një person i panjohur, në një hapësirë mes pallatesh dhe pa shumë lëvizje, rreth orës 06:35.
Nën kërcënimin e thikës, grabitësi i ka kërkuar paratë që kishte me vete. Ndonëse tregtari ka bërë rezistencë, grabitësi ka arritur t’i marrë shumën prej 30 mijë lekësh që kishte me vete. Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Sigal