Gjendet trupi i pajetë i një personi, dyshimet çfarë mund të ketë ndodhur

208
Sigal

Një burrë 50 vjeçar u gjet paraditen e të shtunës i mbytur në breg të detit në Durrës.

Policia tha se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet paraprakisht se ai mund të jetë vetëmbytur, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Më datë 06.02.2021, në orën 07:30, në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.