Drogë në Përmet, ndalohen 4 persona

440
Sigal

Policia ka arrestuar katër persona pas një aksioni antidrogë në zonën e Përmetit.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Niko Shena, Marsel Shena, Xhoni Muçaj dhe Andi Muçaj pasi në një operacion të Policisë së Gjirokastrës në fshatin Alipostivan të Përmetit është zbuluar një parcelë e mbjellë me kanabis dhe janë sekuestruar 100 rrënjë bimë narkotike.

Pas zbulimit të parcelës me kanavib janë arrestuar dhe 4 kultivuesit e tyre si dhe janë asgjësuar përmes djegies të gjitha bimët.