Digjet lokali në Memaliaj, nga flakët dëmtohet dhe një banesë

98
Sigal

Një biznes bar kafe ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në Memaliaj.

Sipas informacionit nga policia bëhet me dije se lokali në momentin e përfshirjes nga flakët ka qenë i mbyllur. Po ashtu për shkak të flakëve është djegur pjesërisht banesa e shtetasit G. M., e cila ndodhet në afërsi të bar-lokalit.

Ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar nga ngjarja.

Njoftimi i policisë:

Memaliaj/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:43, në qytetin e Memaliaj, ka marrë flakë bar-lokali në pronësi të shtetasit A. S., banues në Memaliaj. Bar-lokali në momentin e përfshirjes nga flakët ka qenë i mbyllur. Gjithashtu, për shkak të flakëve është djegur pjesërisht banesa e shtetasit G. M., e cila ndodhet në afërsi të bar-lokalit.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale.  Nuk ka njerëz të dëmtuar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.