Dibër – Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ku një automjet “Land Rover”, është përplasur me dy automjete të tjera. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur një shofer dhe një pasagjere.
Informacion paraprak
Me datë 17.12.2023, në, shtetasi H.K., duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera, me drejtues shtetasit A.L., dhe T.A. Si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.L., dhe një pasagjere, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.




















