Dhunoi ish-bashkëshorten, pranga 51-vjeçarit nga Elbasani (Emri)

472
Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes. Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bënë me dije se Albert Çehu akuzohet se ka rrahur shtetasen me inicialet L.H., 50 vjeçe.
NJOFTIMI I POLICISË
Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes, arrestohet në flagrancë nga policia
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Albert Çehu, 51 vjeç banues në Elbasan. Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë në Lagjen “Dyli Haxhire” për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases L.H., 50 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
Sigal