VIDEO/ Iu gjet në banesë heroinë e municione, arrestohet pas 1 muaji arrati i “forti” nga Shijaku (Emri)

526
Në kuadër të operacionit “Mbrëmja” Policia e Durrësit ka arrestuar Bashkim Keçi 48 vjeç, banues në Shijak, pasi ishte në kërkim prej 1 muaji. Gjatë kontrollit në banesën e tij në 10 gusht të këtij viti, policia gjeti dhe sekuestroi heroinë, fishekë, peshore mekanike, por 48-vjeçari arriti të largohet pa mbërritur policia.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 11.08.2017, ku Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës finalizuan me sukses operacionin e koduar ”Mbrëmja”, pas një ndjekje për rreth një muaj, Specialistët kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, konkretisht shtetasin: Bashkim Keçi 48 vjeç, banues në Shijak. Keçi u ndalua, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës me shkresën Nr.2578, datë 25.09.2017 ka nxjerrë Urdhrin e Ndalimit pasi dyshohet për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe ”Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 283/1, 278/2 dhe 279/1 të Kodit Penal.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më datë 10.08.2017, në bazë të informacioneve të marra na rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në banesën e shtetasit Bashkim Keçi në Shijak u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: • 447.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë; • një peshore mekanike dhe një peshore elektronike; • një thikë me gjatësi 27 cm dhe • 124 copë fishekë model 56. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Sigal