Dhia i pret rrugën motorit, plagosen dy vëllezërit! Transportohen drejt Traumës

Një aksident ka ndodhur në zonën turistike të Kanionin të Holtës në Gramsh, ku dy vëllezër janë plagosur pas përplasjes me një dhi.

U mësua se dy vëllezërit kanë qenë duke lëvizur me motor kur dhia u ka dalë para duke u prerë rrugën.

Sigal

Të dy vëllezërit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.