Detaje të reja nga plagosja në Vlorë, arrestohet autori, ja çfarë njofton policia

211
Sigal

Dalin detajet e reja nga plagosja me armë zjarri në Vlorë.

Sipas informacioneve të para bëhet me dije se një shtetas 40-vjeçar i identifikuar si Defrim Pashaj sapo ka mbërritur i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës.

Pas ngjarjes policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, gjithashtu ka sekuestruar edhe një armë gjaku me të cilën është kryer plagosja. Në pranga ka rënë 38-vjeçari me iniciale L.Z, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë pas një konflikti për motive të dobta.

Rreth orës 16:00, në lagjen “10 Korriku”, shtetasi L. Z., 38 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. P., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë. Shërbimet e Policisë, falë koordinimit në kohë me sallën e operative të DVP Vlorë, kanë bërë të mundur menjëherë kapjen dhe neutralizimin e autorit të dyshuar, shtetasit L. Z. Ndërkohë, i plagosuri, shtetasi D. P., aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.