Detaje nga vrasjet në Vushtrri, pronari i furrës së bukës ekzekutoi punonjësen, më pas qëlloi edhe veten

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë. Pas vrasjes së një 19-vjeçari mbrëmjen e djeshme me armë zjarri, një ngjarje tronditëse ka ndodhur vetëm pak momente më parë në Vushtrri.

Raportohet se pronari i furrës së bukës “Diellza” ka vrarë punëtoren e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Autori është identifikuar si shtetasi Arsim Morina.

NOA

Sipas raportimeve të para, Morina ka qëlluar me armë një grua, që dyshohet se ishte punëtorja e furrës së tij të bukës dhe më pas ka qëlluar veten.

Sakaq, ende nuk dihen arsyet se përse pronari i furrës së bukës vendosi të ndërmerrte këtë akt të rëndë, që e çoi bilancin e viktimave në Kosovë në tre persona brenda 24 orësh.