Detaje nga aksidenti në Durrës, 18-vjeçarja Kolgjini u përplas për vdekje sapo zbriti nga furgoni i shkollës

337
Sigal

Zbardhen të tjera detaje nga aksidenti tragjik në Qerret të Durrësit, ku humbi jetën 18-vjeçarja Floriana Kolgjini.

Burime bëjnë me dije se 18-vjeçarja është përplasur nga makina sapo ka zbritur nga furgoni i shkollës.

Raportohet se 18-vjeçarja ishte në vitin e fundit në gjimnazin ‘Isif Hoti’.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dhe dy persona të tjerë, një prej tyre motra e viktimës.