DETAJE/ Kamioni ra në humnerë dhe shpërtheu në flakë në aksin Kardhiq-Delvinë, ndërron jetë shoferi 31-vjeçar

17
Sigal

Janë mësuar të tjera detaje në lidhje me aksidentin i cili ndodhi pasditen e sotme (27 shkurt) në aksin Kardhiq – Delvinë.

Mësohet se mjeti i cili ka rënë në humnerë dhe ka shpërthyer në flakë është një kamion i cili po transportonte cimento.

Po ashtu bëhet me dije se për fat të keq ka humbur jetën shoferi i kamionit, shtetasi me iniciale A.M, 31-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. M. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.