Cozman dënohet me 5 vjet burg

454
Këngëtari kosovar Ylber Abdullahi, apo sic njihet me emrin e artit “Cozman” është dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Cozman u kap në korrik 2015 në Tiranë me 18 gram marijuanë. Gjykata e Tiranës e shpalli atë fillimisht fajtor, por për shkak se kërkoi që gjyqi të zhvillohej me procedurë të përshpejtuar, Cozman përfitoi uljen e dënimit me 1/3. Më pas gjykata vendosi ta pezullojë vendimin me burg dhe ta dënojë me kusht për 3 vjet. Kushti për Cozman është që për këtë periudhë nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale, në të kundërt do të vuajë dënimin e mbetur në burg.
Sigal