U arrestua për prostitucion, banorët: Fqinji nuk e mbante peng 40-vjeçaren

404
Dy ditë pas arrestimit të Namik Cukaj, i akuzuar nga policia se mbante të mbyllur një 40-vjeçare që e shfrytëzonte për qëllime prottitucioni në banesën e tij në Tiranë, fqinjët e tij rrëzon pretendimet e policisë.
“Nuk besoj ta ketë mbajtur jashtë dëshirës sepse e kemi parë shumë herë të shoqërohet me të. Kjo do të jetë ndonjë prishje pazari midis tyre ose një lloj hakmarrje nga ana e saj”, tregon njëri nga banorët e lagjes. Për të mbërritur në shtëpinë ku jetonte Namik Cukaj duhet të kalosh në anën e majtë të kryqëzimit të rrugës “Shyqyri Ishmi”, pranë Tregut Elektrik në Tiranë. Namiku jeton në njërën nga hyrjet e pallatit të vjetër.
Apartamentin e tij në katin e parë të pallatit, fqinjët e quajnë hotel, sepse i arrestuari ka dy prona, ambientet e të cilave i shfrytëzon si dhoma hoteli ose moteli. Sa i përket raportit që kishte me 40-vjeçaren fqinjët shprehen se: “Ai e ka sëmundje. Nuk është femra e parë që e kam parë të shoqërohet. Bashkëshortja nuk ia jep divorcin pasi kërkon që pronat e tij, ti trashëgojë mbeten i vetmi djalë që kanë. Ne e njohim sepse ai është banor i lagjes. Këta tipa duhen burgosur. Nuk është hera e parë që arrestohet.
Sigal