Çfarë po ndodh në Pogradec? Plas sherri me hanxharë e shkopinj

107
Sigal

Një sherr masiv raportohet të ketë ndodhur pasditen e kësaj të Mërkure në Pogradec.

Mësohet se disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, e përplasja ka agravuar deri në përdorimin e armëve të ftohta, hanxharë e shkopinj.

Deri më tani nuk raportohet për të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një agjencie, ndërsa mësohet se janë shoqëruar disa persona.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, pritet një reagim zyrtar nga ana e policisë.