Bulqizë, plagosi me thikë 22-vjeçarin, pranga kamzaliut

460
Sigal

Një 22-vjeçar është plagosur me thikë në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, shtetasin Aldred Muça 23 vjeç me banim në Kamëz.

“Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e  Bulqizës,  pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë në këmbë shtetasin D.L, 22 vjeç, banues në Bulqizë, me arsim të mesëm i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë  Dibër për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.