Kur thuajse i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, me reshje dëbore dhe ngrica, Policia Rrugore ndodhet në terren për mbarëvajtjen e situatës. Mes të tjerash policia këshillon drejtuesit e automjeteve që të mos qarkullojnë pa vendosur zinxhirë, të moderojnë shpejtësinë jo vetëm në ato akse ku ka prezencë dëbore dhe akulli, të vendosin rripin e sigurimit dhe të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.
“Në rast nevoje telefononi në 112 apo dërgoni imazhe në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, duke ju siguruar një reagim të shpejtë dhe profesional.
#policianëshërbimintuaj”, thuhet në njoftimin e policisë.