Bilanc tragjik nga tërmeti në Turqi/ Mbi 2500 viktima, moti vështirëson punën e ekipeve të shpëtimit

99
Sigal

1,651 të vdekur në Turqi dhe më shumë se 968 në Siri, ky është bilanci tragjik i tërmetit të fuqishëm 7.8 ballë të shkallës Rihter që goditi dy vendet këtë të hënë gjatë orëve të para të mëngjesit, duke sjellë pasoja katastrofike.

Qindra persona të tjerë raportohet se janë plagosur në të dy shtetet. Turqia gjendet mbi një nga linjat më të mëdha sizmike dhe shpesh goditet nga tërmetet, ndërsa epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep.

Ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe në shkallë prej 7.7, 6.7 apo 6 Rihter. Në të dy shtetet po zhvillohen operacione për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja pas rrëzimit të ndërtesave, ndërsa në dy anët e kufirit, banorët ishin në gjumë kur goditi tërmeti.