Bie nga kati i tretë i pallatit, humb jetën 55-vjeçarja në Tiranë

581
Një grua ka humbur jetën pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në zonën e Tiranës së re, ku shtetasja me iniciale F.D., 55 vjeçe ka rënë nga kati i tretë i pallatit në rrethana ende të paqarta dhe ka gjetur vdekjen.
Policia është njoftuar për ngjarjen dhe ka nisur hetimet. Trupi i pajetë është transportuar për në morg.
Informacion paraprak.
Me datë 24.03.2018 rreth orës 14:30 në rrugën “Daniel Ndreka” ka rënë nga kati i 3 i një pallati shtetasja F.D., 55 vjeçe, e cila si pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe veprimet e mëtejshme.
Sigal