Atentati në Shkodër, shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe në gjendje kritike

294
Sigal

Mentor Hasanaj, shefi i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe të cilit iu bë atentat mesditën e sotme, ndërsa udhëtonte në automjet me të atin dhe bashkëshorten, është transportuar në Tiranë për një ndihmë të specializuar mjekësore.

Mësohet se ai ka marrë plagë të rënda dhe gjendja e tij vijon të mbetet kritike. Fillimisht ai dhe i ati u dërguan në spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa më pas u bë transferimi i tij drejt kryeqytetit.

Hasanaj ishte në makinë bashkë me të atin dhe të shoqen por kjo e fundit i shpëtoi plumbave, ndërsa babë e bir mbetën të plagosur.

Autori i kishte ndjekur me një motor tip “Papaq”, dhe ka pritur deri në momentin kur makina ka ndaluar për të qëlluar drejt tyre dhe më pas është pozicionuar edhe anash, në krah të shoferit.

Policia po vijon punën për identifikimin dhe vënien e tij në pranga.