Atentati ndaj shitëses në Shkodër, arrestohet atentatori. Ja emri

528
Një atentat me armë ndodhi tre ditë më parë në Shkodër, ku mbeti e plagosur një grua, e cila ishte në dyqanin e saj, duke shitur. Pas zbardhjes së detajeve bëhej fjalë për një grua, motra e së cilës është vrarë një vit më parë, dhe ajo akuzon kunatin për krimin.

Flutura Muça mbeti e plagosur, ndërsa ajo aktualisht gjendet jashtë rrezikut për jetën në spital. 3 ditë pas ngjarjes, policia thotë se ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e personit që ka qëlluar ndaj Muçës.

Mesnatën, duke hyrë dita e sotme Policia e Shkodrës ka bërë të ditur se ka arrestuar personin e dyshuar. Bëhet fjalë për Shkëlzen Xhenjën, 25 vjeç nga Shkodra, i cili është arrestuar si autor i dyshuar.
Sigal