Atentati ndaj biznesmenit në Shijak, Policia jep detajet: Identifikohen autorët

642
Policia e Durrësit ka identifikuar autorët e sulmit të djeshëm me armë zjarri ndaj biznesmenit Dashamir Gjoka.
Ngjarja në fjalë ndodhi dje tek ‘4 rrugët e Shijakut’ në afërsi të fshatit Xhafzotaj. Gjoka udhëtonte me mjetin tip ‘Benz’ të blinduar, bashkë me fëmijët e tij, ndërsa i shpëtuan atentatit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se janë shpallur në kërkim dy të vëllezër, përkatësisht shtetasit me inicialet E.K. 32 vjeç dhe M.K. 36 vjeç, të dy banues në Shijak.

NJOFTIMI I POLICISE
Policia zbardh dhe dokumenton brenda 24 orëve ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Shijak. Qëlluan me armë zjarri në dejtim të mjetit tip Benz të drejtuar nga shtetasi D.Gj. Identifikohen dhe po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar.

Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, pas një pune hetimore të specializuar kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Shijak. Janë identifikuar autorët, të cilët dyshohet se qëlluan me armë zjarri në drejtim të mjetit tip Benz, me drejtues shtetasin D.Gj.

Po punohet për kapjen e shtetasve:
• E.K. 32 vjeç, banues në Shijak;
•M.K. 36 vjeç, banues në Shijak.

Shtetasit e mësipërm, vëllezër më njëri-tjetrin, më datë 23.08.2017, në vendin e quajtur “Komuna Xhafzotaj”, Shijak, dyshohet se duke lëvizur me një mjet tip Benz kanë qëlluar me armë zjarri automatik automjetin tip Benz të blinduar (po në lëvizje) që drejtohej nga shtetasi D. Gj. 46 vjeç, banues në Shijak.

Nuk ka pasur persona të dëmtuar. Gjatë kqyerjes në vendin e ngjarjes u fiksuan në cilësinë e provës materiale 26 copë gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm. Në cilësinë e provës materiale është bllokuar dhe mjeti tip Benz, në të cilin dyshohet se kanë qenë shtetasit e mësipërm, si autorë të dyshuar në momentin e goditjes me armë zjarri.

Grupi hetimor nuk jep më shumë detaje mbi ngjarjen për shkak të hetimeve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”në bashkëpunim e mbetur në tentativë, dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 79,22,25 dhe 278 të Kodit Penal.
Sigal