Asgjësohen 7 mijë rrënjë kanabis, në Shkodër, Lezhë dhe Vlorë

270
Afro 7 mijë mijë rrënjë kanabis janë asgjësuar në Shkodër, Lezhë dhe Vlorë pas një aksioni në fshatrat përreth. 
Në Shkodër në vendin e quajtur Mellagë në fshatin Kroni i madh, u asgjësuan 1047 rrënjë të mbjella në 7 parcela. Ndërsa në një tjetër kontroll në 12 parcela u gjetën të kultivuara 813 rrënjë kanabis me lartësi 70-110 cm. Gjithashtu në fshatin Mes Myslim në Shkodër u zbuluan 2 parcela me 120 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva, të cilat u asgjësuan me djegie. Kanabis u gjet dhe në vëndin e quajtur Bjeshkët e Dragonit, në fshatin Xhaj, në Malësi të Madhe. Lënda narkotike ishte e mbjellë në parcela të hapura rishtaz, ndaj po hetohet për të identifikuar kultivuesit.

Në Lezhë, në fshatin “Gjobardhaj”, në zonë pyjore të shpyllëzuar, u gjetën tre parcela, ku ishin të kultivuara 208 bimë të dyshuara narkotike Canabis Sattiva, me lartësi 80-130cm. Gjithashtu gjatë operacionit, në fshatin “Gernac”, Milot-Kurbin, në vendin e quajtur “Mali i Shkretë”, në zonë pyjore të shpyllëzuar, u gjetën 9(nëntë) parcela ku ishin të kultivuara 1128 bimë të dyshuara Canabis Sattiva me gjatësi 1 deri 1.5 m.

Në Vlorë policia zbuloi dhe asgjësoi 19-Parcela me 3627-rrënjë bimë narkotike të llojit “Canabis-sattiva” në dy fshatra të Vlorës. Në fshatin Mazhar, në vendin e quajtur “Pylli i Qelbësit”, Policia ka gjetur dhe asgjësuar me djegie 11-Parcela me 2735-rrënjë bimë narkotike “Canabis”, me lartësia 15-150 cm. Në fshatin Romës, në një zonë të pyllëzuar, Policia ka gjetur dhe asgjësuar me djegie 8-Parcela me 892-rrënjë bimë narkotike “Canabis”, me lartësi 10-170 cm.