Vijon operacionet për zbulimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike nga policia në të gjithë shqipërinë. 1173 rrënjë bimë narkotike e lloit Kanabis Sativa u zbuluan dhe asgjësuan nga policia në Gjirokastër, Tepelenë, Shkodër dhe Pukë. Bimët e zbuluara u asgjësuan në vend me djegie, ndërkohë policia ka nisur menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të bimës narkotike.
Gjirokastër e Tepelenë, asgjësohen 353 rrënjë kanabis
Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të operacioneve anti kanabis, për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme u gjetën dhe asgjësuan bimë narkotike dhe konkretisht: Në vendin e quajtur “Përroi i Zogjëve”, në fshatin Kolonjë, Gjirokastër u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 190 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Po gjatë ditës së djeshme,nga ana e efektivave të Komisariatit të Policisë Tepelenë në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të “Planit të masave për kontrollin e territorit” kanë ushtruar një kontroll , si rezultat të cilit në vendin e quajtur “Përroi i Mogilave”, në fshatin Vasjar, Memaliaj u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 38 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Po ashtu ,në vendin e quajtur “Përroi i Gani Lekdushit”, në fshatin Turan, Tepelenë u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 225 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Po vijon puna për identifikim dhe kapjen e autorëve për kultivimin e bimëve narkotike
Shkodër e Pukë asgjësohen 820 rrënjë Kanabis Sativa
Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Pukë, në vijim të operacioneve anti kanabis, për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht :
-Në fshatin Shpor, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 11 parcela me 480 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva.
-Në fshatin Temal, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar 4 parcela me 340 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva.
Këto bimë u asgjësuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprën penale ”Kultivim i bimëve narkotike”.


















