Pogradec, nëna: Policia më la djalin 4 vjeç në komisariat, pa ushqim. E kam shtruar në spital

472
Skandal në Pogradec, një fëmijë vetëm 4-vjeç mbahet për 11 orë në komisariatin e policisë. Denoncimi vjen në News 24, nga nëna e djalit 4-vjeçar, e cila thotë se i biri ka qenduruar në komisariat pa gjumë e pa ushqim dhe se tani e ka shtruar në spital. I mituri është shoqëruar bashkë me të atin, i ndaluar nga policia e Pogradecit për transportim lëndësh drusore. Majlinda Leka shprehet se “Policia më la fëmijën 4 vjeç në komisariat nga ora 22:00 deri në 09:00 të mëngjesit. Fëmija ndenji në komisariat pa gjumë dhe pa ushqim, ishte trembur shumë, tani e ka shtruar në spital. Nga dita e djeshme djali ka qenë shumë i shqetësuar. Tani doktorët e mbajnë me serume”.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 11 gushtit në fshatin Zvirinë, ku i mituri u shoqërua bashkë me të atin. Në lidhje me këtë rast, policia shprehet se janë lajmëruar familjarët për ta marrë, por duke qënë se ishin larg komisariatit, i mituri është mbajtur aty. “E kemi trajtuar normalisht, e kemi mbajtur me kujdes. Lajmëruam familjarët e tjerë, por ishin larg komisariat”,- shprehen policët.
Sigal