Arsenal armësh në shtëpi, arrestohet 51-vjeçari

439
Policia e Shkodrës ka arrestuar një shtetasi 51-vjeçar për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ”. Burime nga policia thanë se i arrestuar është shtetasi Dede Marnaçaj ,51 vjeç, banues në Fshatin Rranza, Vau-Dejës. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, sepse në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale 500 fishekësh luftarak të modeleve të ndryshme, 3 granada difensive, 18 ndezësa granatash, një kuti e pahapur ndezësash granatash.
Sigal