Arrestohet polici në Shkodër, u konfliktua me kolegun në komisariat

382
Dy policë janë konfliktuar sot me njëri-tjetrin në komisariatin e policisë së Shkodrës, për arsye ende të panjohura. Konflikti i nisur në ambientet e brendshme të komisariatit ka përfunduar në rrahje me grushte.
Policia bën me dije se njëri prej tyre, polici Besnik Demushi është arrestuar, pasi ka qenë ai që ka goditur policin tjetër, B. K 36-vjeç.
Sigal