Arrestohet 48-vjeçari në Shkodër, në kërkim ndërkombëtar për trafik qeniesh njerëzore

452
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar nga drejtësia italiane për një sërë veprash penale. Sipas burimeve zyrtare, është arrestuar për llogari të autoriteteve italiane 48-vjeçari Valter Vathaj. Ndaj tij Gjykata në Itali kishte caktuar masën e arrestit me burg, pasi akuzohet për trafik qeniesh njerëzore; prostitucion; për pjesëmarrje në organizatë kriminale; për shkelje të ligjit mbi emigracionin.
Sigal