Arrestohet 35-vjeçari në Librazhd, dhunoi një çift të moshuarish

440
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 35-vjeçarin, Ylli Stafa, i cili akuzohet se ka dhunuar një çift të moshuarish në fshatin Skroskë, në Librazhd. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se gjatë një konflikti për motive të dobëta, Ylli Stafa ka goditur me sende të forta shtetasit N.O, 66 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen B.O, 62 vjeç. “Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, si rezultat i një pune të mirëorganizuar bënë të mundur dokumentimin ligjor, identifikimin dhe arrestimin e autorit që goditi me sende të forta një çift, konkretisht shtetasi: Ylli Stafa, vjeç 35, banues në fshatin Skroskë Librazhd.

Ky shtetas, më datë 18.12.2015, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasit N.O, vjeç 66 dhe bashkëshorten e tij, shtetasen B.O, vjeç 62, të dy banues në fshatin Skroskë Librazhd, të cilët pasi morën ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Librazhdit, u dërguan menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore, u bë kapja dhe arrestimi i autorit, si dhe grupi hetimor, ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale në vendngjarje, sendin me të cilin i arrestuari goditi çiftin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.”- thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit.
Sigal