Arrestohen në Vlorë një 39-vjeçar e një i moshuar, për pedofili

445
Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme dy persona, ndër ta një i moshuar, të cilët akuzohen për abuzime seksuale me të mitur.
Kështu sipas Drejtorisë së Policisë Vlorë, në pranga ka rënë shtetasi Bashkim Ferati, 39 vjeç, banues në lagjen “Lirimi”, Vlorë.
39-vjeçari ësht ë arrestuar në vendin e quajtur “Ish-fabrika e tullava”, pasi ka tentuar të kryejë vepra të turpshme me shtetasen e mitur A.B., 6 vjeçe, banuese po në lagjen “Lirimi”.
Po sot është është vënë në pranga edhe shtetasi Maksim Durmishi, 71 vjeç, banues në Vlorë. 71-vjeçari është arrestuar në lagjen “28 Nëntori”, pasi ka ngacmuar seksualisht minorenen Xh.Gj., 13 vjeçe, banuese në lagjen “10 Korriku”.
Dy personat në fjalë akuzohen për veprat penale “Vepra të turpshme”.
Një ditë më parë, në prangat e policisë ka rënë edhe 23-vjeçar i, Aleksandros Vasili, banues në Vlorë. Ai u arrestua pasi të dielën ka marrë me forcë një 24-vjeçare me inicialet S.H., 24 vjeç, dhe e ka dërguar në fshatin Kaninë duke ushtruar dhunë fizike për motive xhelozie
Sigal