Arrestohen në Devoll tre të rinj, vodhën 2 televizorë në një banesë në Greqi

408
Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Devollit, pasi kishin kaluar kufirin grek, në mënyrë të paligjshme. Sipas Specialistëve të Seksionit për Krimet në Devoll, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të tyre, dyshohet se kishin kryer disa vjedhje në bashkëpunim me njëri-tjetrin në një fshat grek pranë kufirit.
Në pranga janë vënë tre shtetas nga Mati: Mikel Gjoka, 20 vjeç, banues në fshatin Gjermen; Xhovalin Kola, 30 vjeç, banues në fshatin Kolaj; dhe Ramazan Barçi, 24 vjeç, banues në fshatin Plesh.
“Dje në fshatin Miras, rrethi Devoll, të tre këta shtetas, u kapën, nga punonjësit e Policisë, me automjetin tip “Mercedes-Benc”, me targa AA 627 LC, me drejtues shtetasin Mikel Gjoka, në të cilën ndodheshin 2 televizorë plazma 26 dhe 50 polësh, të cilët dyshohet se këta tre shtetas, i kishin vjedhur në një shtëpi të pabanuar, të një fshati grek, i cili ndodhet në afërsi të kufirit. Kalimin për në tokën greke, këta tre shtetas, e kanë kryer në mënyrë të paligjshme, duke përdorur kufirin e gjelbër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mbi tre të arrestuar rëndon akuza e vjedhjes dhe kalimit të paligjshëm të kufirit, ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Korçës.
Sigal