Arrestohen 8 persona në Sarandë, nisen drejt Krimeve të Rënda

534
Sigal

Ka përfunduar pas disa orësh aksioni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcave Operacionale në qytetin e Sarandës. Gjatë aksionit, FNSH ka arrestuar dhe shoqëruar disa persona, të cilët dyshohen si persona me rrezikshmëri.

Informacion paraprak

FNSH sapo ka finalizuar një operacion në Sarandë.

Në pranga kanë rënë tetë persona.

Mësohet se në mesin e tyre ndodhet edhe nëndrejtori i spitalit, Florenc Llanaj.

Të arrestuarit janë transportuar drejt Krimeve të Rënda nën masa të rrepta sigurie.

Bëhet e ditur se dy femra janë lënë në gjendje të lirë.

Sipas të dhënave të para, të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.