Arrestohen 4 të rinj në Devoll, grabisin refugjatët sirianë

774
Sigal

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas të cilët vodhën me dhunë 200 Euro dhe 2 celularë, dy shtetasve të huaj siriane qe kishin kaluar ilegalisht kufirin.

Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:D.A, 19 vjeç; S.P, 17 vjeç; K.A, 22 vjeç; R.Sh, 21 vjeç, banues në Bilisht dhe në fshatin Pilur, Devoll.

Policia njofton se këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, në afërsi të qytetit të Bilishtit, dyshohet se kanë vjedhur me dhunë 200 Euro dhe 2 aparatë celularë dy shtetasve të huaj.

Ndërhyrja e Policisë bëri të mundur kapjen e arrestimin në flagrancë si edhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të tyre.

Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.