Akuzohet për shtatë vepra penale lidhur me falsifikimin e dokumenteve, Gjykata e Lartë dënon me burg 61-vjeçarin në Korçë

53
Sigal

Arrestohen dy persona dhe procedohet një tjetër në Korçë. Mësohet se është arrestuar 61-vjeçari Th.Sh pasi Gjykata e Lartë e ka dënuar me burg për falsifikim kompjuterik, të vulave, stampave, pasaportave, vizave, si dhe për prodhim të mjeteve për falsifikim.

Bëhet me dije se në vitin 2023 këtij 61-vjeçari i është zbuluar një laborator që shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.

Ndërkohë është arrestuar 50-vjeçari A.M i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 20 ditë burg për vjedhje. Është proceduar i lirë 50-vjeçari M.N pasi ka përplasur me makinë një këmbësore e cila ndohet në spital për mjekim.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin Th. Sh., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Lartë, me vendimin e datës 11.06.2024, ka vendosur për këtë shtetas ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”, “Prodhimi i mjeteve për falsifikim”, “Falsifikimi i akteve të gjendjes civile” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”. 61-vjeçari është arrestuar në korrik të vitit 2023, së bashku me 2 shtetas të tjerë, në kuadër të megaoperacionit “The counterfeiters”, si rezultat i të cilit u zbulua një laborator që shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.

Komisariati i Policisë Korçë ndaloi shtetasin në kërkim A. M., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”.    

Sektori për Policinë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. N., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi në qytetin e Korçës, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një këmbësore 29 vjeçe, e cila është dërguar për mjekim, në spital. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.