Aktivitet kriminal në Spanjë, bllokohet pasuria e bosit nga Laçi. Ja emri

603
Me kerkesë të Prokurorisë së Kurbinit, gjykata ka vendosur sekuestro për një apartament në Tiranë, në emër të Gjon Gjezaj, i arrestuar në Spanjë për vjedhje dhe pastrim parash.
Zyrtarisht, Prokuroria njoftoi se “në bazë të informacionit policor dhe të dhënave nga autoritetet spanjolle, prokuroria Kurbin ka kryer hetimet per pastrim te produkteve te vepres penale.
Në baze te veprimeve proceduriale, jane zbuluar tre kontrata porosie per blerje apartamentesh ne Tirane, me vlere totale rreth 130 mije euro.
Gjithsesi, nga hetimi rezultoi se pronë faktike është vetëm një apartament me vlerë 41.800 euro në zonën e Kasharit në Tiranë, ndërsa dy kontratat e tjera të porosisë i referohen dy apartamenteve, të cilat nuk ekzistojnë, pasi firma e ndërtimit ka falimentur.
Per kete arsye, nuk kishte mundesi efektive per te bere sekuestro, pavaresisht se ne kontratat e porosise per keto dy apartamente rezulton se jane kryer pagesat perkatese.
Prokuroria e Kurbinit ka nisur hetimin per kete rast ne muajin mars 2017,” thuhet në përfundim.
Sigal