Aksioni i SPAK dhe Policisë/ Trafik droge në mes të detit, trafikantët i vënë zjarrin verlierës, arrestohen 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas

31
Sigal

Policia e Shtetit ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka dhënë detaje rreth megaoperacionit policor ‘Flakë në det’. Sipas drejtori të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut, gjithçka nisi pas zbulimit të një rrjeti të trafikut të drogës në Patok, ku u pikasën dy mjete lundruese që shkëmbenin ‘mallin’.

Sipas policisë, shtetasit që ndodheshin në velerië, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues, ndërsa personat që ndodheshin në bord, janë arrestuar.

“Operacioni i koduar ‘Flakë në det’, i finalizuar në bazë të inteligjencës policore, në bashkëpunim me policinë italiane. Ky operacion filloi pas njoftimit për lëvizjen e një mjeti lundrues nga Laguna Patoku në jug-perëndim. Ky mjet ka kontaktuar në det një tjetër mjet, dhe dy personat në dy mjete kanë shkëmbyer lëndë narkotike. Shtetasit në Velierë kur kanë konstatuar policinë, i kanë vënë zjarrin velierës dhe kanë tentuar të largohen me një barkë, por janë kapur në flagrancë. Po ashtu janë arrestuar 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas. U sekuestrua 23 kg drogë”, tha ai.

Rrumbullaku, bëri me dije se masa ‘arrest me burg’ është lëshuar për shtetasit; Gëzim Çela, Arben Dalipaj, Roland Guzo si dhe Dritan Meta, shef i policisë Laç. Këta persona akuzohen për trafik droge.

Ndërkohë, ekzekutimi i masës në fjalë, është bërë vetëm për efektivin Meta, ndërsa personat e tjerë janë jashtë vendit.