Policia e Shkodrës ka arrestuar shoferen 70-vjeçare, e cila aksidentoi për vdekje një këmbësore 65-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën në lagjen “3 Heronjtë”.
70-vjeçarja akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në lagjen “3 Heronjtë”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen E. N., 70 vjeçe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 70 vjeçarja duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur këmbësoren shtetasen L. N., 65 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.