Aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin, hetim në liri për shefin e antidrogës

446
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar hetim në gjendje të lirë për shefin e antidrogës, i cili përplasi për vdekje një 17-vjeçar në autostradën Tiranë-Durrës.
Aksidenti tragjik ndodhi dy ditë më parë, ku Artan Shkëmbi teksa drejton makinën tip “Tuareg” aksidentoi Eriglen Sinanaj, i cili po kalonte rrugën nga një krah në tjetrën duke shmangur mbikalimin. Policia Rrugore mblodhi provat nën udhëheqjen e prokurorit, Sokol Malaj, ku u administruan të gjitha fotot, skica e aksidentit, dëshmitë e personave prezentë. Dosja më pas iu dërgua prokurorisë, që pas shqyrtimit paraprak, referuar dinamikës së aksidentit, kushteve dhe aksit rrugor si dhe trajektores së lëvizjes së mjetit, vendosi që shefi i Antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë të ndiqet në gjendje të lirë.
Sigal