Aksidentohet autoshkolla/ Instruktori në gjendje të dehur përplaset me motorin, përfundon në spital drejtuesi i motomjetit

37
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (26 tetor) përpara shkollës së mesme “Kristaq Capo” në Berat, ku një mjet autoshkollë është përplasur me një motorr.

Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, që kanë kryer kqyrjen e vendit të ngjarjes, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Sipas policisë, shkak për aksidentin është bërë drejtuesi i autoshkollës që ka qënë duke qarkulluar me shpejtësi dhe ka kryer një manovës të gabuar.

Policia konfirmon se drejtuesi i autoshkollës ka qënë i dehur në timon dhe është shoqëruar në polici.