Aksidentohen dy automjete në aksin Fier-Patos, plagosen rëndë dy persona

104
Sigal

Një aksident sapo ka ndodhur në Fier pranë ish-parkut të mallrave.

Mediat bëjnë me dije se një automjet është përplasur me një “Benz” dhe për pasojë ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal.

Nga informacione e para mësohet se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit. Si pasojë e aksidenti janë formuar radhë të gjata të trafikut në aksin Fier-Patos.

Në vendngjarje ndodhet policia e cila po kryen ekspertizën për zbardhen e shkaqeve të aksidentit.