Atentati në Durrës, gjendet një makinë e djegur në Rrogozhinë

492
Sigal

Dy persona u ekzekutuan me armë zjarri kallashnikov nga persona ende të paidentifikuar teksa u qëlluan nga një automjet në ecje.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen numër 14, njohur si Nishtulla, në rrugën afër tregut të perimeve.

Nga të shtënat e armës mbetën të vrarë Dorjan Shkoza 35 vjeç, ish-i dënuar me 8 vjet burg për drogë dhe Anxhelo Avdia. Pak minuta pas ngjarjes u gjet një makinë e djegur në hyrje të Rrogozhinës.

Dyshohet se u përket autorëve që ekzekutuan me kallashnikov dy personat në lagjen Nishtulla. Një nga viktimat ka ndërruar jetë në vend dhe ai vijon të jetë i shtrirë në rrugë, teksa tjetri ka humbur jetën rrugës drejt spitalit