Aksidenti tragjik në Shëngjin, ish-deputeti transmeton ‘Live’ pamjet e rënda: Ishin dy djem të rinj, u trondita me atë që pashë

470
Sigal

Në aksident i rëndë me pasojë vdekjen e njërit prej të rinjëve, që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin në Shëngjin, dëshmitar në vendngjarje ka qenë edhe ish-deputeti Eduart Ndocaj.

Ndocaj i ka transmetuar pamjet e rënda “Live” në rrjetin social Facebook, ndërsa duke replikuar me ndjekësit  ka shpërthyer në kritika duke thënë se i ka telefonuar të paktën tre herë ambulancës dhe është vonuar tejmase.

Mësohet se një automjet ka përplasur dy të rinj që po udhëtonin me motor, ku njëri prej tyre, i identifikuar si Indrit Ndreca, 27 vjeç  ka ndërruar jetë në spitalin e Lezhës ku u dërguan fillimisht të aksidentuarti për të marrë ndihmën e pare, ndërkohë që tjetri është dërguar në spitalin e Tiranës, në gjendje kritike për jetën.

Sipas dëshmitarëve ambulanca ka vonuar për të shkuar ne vendgjarje dhe se të plagosurit kanë qendruar rreth 30 minuta të shtrirë në tokë në gjendje të rëndë.