Aksidenti në Velipojë, italiani publikoi foto para se të vdiste

481
Mes viktimave të aksidentit të rëndë që ndodhi dje në Velipojë, pranë Hidrovorit ishte edhe shtetasi italian Giorgio De Serio. Ai kishte ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet, por për fat të keq gjithçka përfundoi tragjikisht për të. Para se të linte hotelin, ai postoi në Facebook një ‘selfie’ pranë pishinës dhe shkruante: “Po dal, mbrëmje të bukur”. 25-vjeçari Giorgio De Serio, ishte pronar i një kancelarie në Bari.
Vetëm pak orë pas publikimit të fotos, pasi kishte kaluar disa orë në një lokal nate në Velipojë, Giorgio De Serio humbi jetën. Makina me të cilën udhëtonte, bashkë me shokun e tij italian dhe shtetasit Besmir Kola dhe Artenisa Peraj, ra në një kanal rreth 3 metra të thellë. Aksidenti tragjik ndodhi në orën 2:30 minuta, kur automjeti tip BMW seria 7, ngjyrë gri me targa AA 767 HF, ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanalin me ujë të Hidrovorit që ndodhet në pjesën fundore të rrugës.
Sigal