Aksidenti në Golem, humb jetën 38 vjeçarja nga Berati. Sapo kishte mbërritur për në plazh

631
Sigal

Një grua 38 vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Plepa-Kavajë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek Ura e Golemi, kur një grup personash nga Berati kanë hyrë në mes të rrugës për të kaluar në anën tjetër.

Për pasojë, ka gjetur vdekjen shtetasja Brunilda Shuti. Ajo ka ndërruar jetë sapo ka hyrë në ambulancë.

Bashkë me viktimën ishin edhe tre persona të tjerë që vinin nga Berati, dhe pasi zbresin nga autobusi tentojnë të kalojnë rrugën për në plazh.

Komunikata e policisë:

Rreth orës 8:30 në rrugën kryesore, në mbikalimin e Golemit, mjeti me drejtues shtetasin E.S.,25 vjeç ka aksidentuar këmbësoren B.SH., 38 vjeç banuese në Berat. Për pasojë te plagëve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.