Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Fier-Lushnje, te rrethrrotullimi i Kolonjës.
Një makinë tip “Benz” ka dalë nga barrierat anësore të autostradës dhe ka përfunduar në kanal.
Për pasojë tre persona mbetën të plagosur rëndë, të cilët u dërguan në spitalin e Lushnjes.
Por nga informacionet më të fundit nga ky spital, njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Ndërsa dy të tjerët vijojnë të jenë në gjendje kritike për jetën.
Nga ana e saj, policia ka bllokuar qarkullimin në drejtim të Lushnjes për të mbledhur prova dhe për të kryer ekspertizën.





















